HomePolitikë

‘Fakte tronditëse do të dalin’, çfarë po paralajmëron LSI

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 , u shpreh se fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë nga radhët e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera ai u shpreh i bindur se Komisioni Hetimor nuk e shkarkon presidentin Meta.

Gjithë kjo strukturë është e kriminalizuar nga rilindja. Fakte tronditëse do të dalin jo vetëm për Ulsi Manjën, por edhe për persona të tjerë të kësaj strukture. Komisioni Hetimor nuk e shkarkon Metën. Ulsi Manja me shokë do jenë vetë të pandehur, sepse janë kapur në përgjime.

Një person që e ka kthyer Shqipërinë në një sistem të tillë kriminal është Edi Rama. Ne jemi këtu për një sistem që i shërben shqiptarëve dhe është i drejtë. Duhet të ketë dhe referendum, nëse shqiptarët kërkojnë të zgjidhet Presidenti nga populli”, tha Braimllari.


TË NGJASHME