HomeSociale

Fakultetet bllokohen me shirita dhe dryna

Ndërkohë që marshimi i studentëve ka nisur, nëpër fakultete janë vendosur shirita dhe dryna që tregon ndalimin e hyrjes së studentëve, por edhe pedagogëve dhe administratës.

Ky veprim është bërë nga studentët e Politeknikut dhe të Ekonomikut.

Studentët janë shprehur për mediat se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, ata do të ngujohen tek Korpusi, ndërsa më pas do të hyjnë në grevë urie, deri në plotësimin e 8 pikave të parashtruara që në nisje të kësaj proteste.


TË NGJASHME