HomeShowbiz

‘Falco’, Bes Kallaku flet për herë të parë për super projektin e tij

Disa ditë më parë qarkulloi në media lajmi se aktori i humorit Bes Kallaku po vjen me një projekt të madh kinematografik.

U tha se “Loku Film” që është kompania e Bes Kallakut do të realizojë një film, ku sigurisht Besi do të jetë protagonist dhe zhanri i filmit pritet të jetë komedi.

Lidhur me këto lajme ka reaguar edhe vetë Besi. Ai ka publikuar një postim në profilin e tij në Instagram ku ka vërtetuar lajmet dhe ka zbuluar më shumë detaje.

“Coming soon. Një projekt që ka mbi 2 vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejjjj”, shkruan Besi.

Pjesë e filmit me sa duket do të bëhet edhe Olsi Bylyku i cili prej “Portokallisë”, i qëndron pranë Besit dhe çdo projekt apo hap në karrierë po e bëjnë bashkë.


TË NGJASHME