HomeShowbiz

Falë pandemisë ky person mund të bëhet trilioneri i parë në botë

Kjo pandemi bëri një gjë të mirë: I rriti pasurinë Jeff Bezos.
Pasuria e themeluesit të Amazon po tërheq vëmendjen në Twitter sepse pretendohet që ai mund të jetë trilioneri i parë në botë, falë fitimeve të Amazon gjatë pandemisë.

Një pretendim i tillë erdhi si rezultat i një studimi të Comparisun, një platformë këshilluese për biznesin, e cila thotë se vlera neto e pasurisë së Bezos mund të arrijë 1 trilion dollarë deri në vitin 2026. Trilion – numër i barabartë me një mijë miliardë.

Kur Bezos iu bashkua listës së Forbes në 1998, katër vite pasi themeloi Amazon, kishte një pasuri prej $1.6 miliardë. Sot, Forbes thotë se pasuria e CEO së Amazon është $143 miliardë. Ai zotëron 11.2% të aksioneve të Amazon, e cila parashikohet të jetë një nga kompanitë më të parrezikuara nga pandemia, për shkak të rritjes së kërkesës për blerje online.

Pasuria e tij pritet të shkojë dhe më shumë pasi njerëzit janë në shtëpi dhe e vetmja gjë që dinë të bëjnë më mirë është të blejnë online.


TË NGJASHME