HomeSociale

Falja e 50% të pagave, Balla: Shqipëria s’ka qenë kurrë më e bashkuar se sot

Kreu i grupit parlamenar socialist, Taulant Balla firmos dokumentin për dorëzimin e 50% të pagave nga depuetetët e PS.

Balla bën thirrje që dhe institucione të tjera të pavarura ta marrin këtë iniciativë siç i ka këruar dhe me letër zyrtare kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Më tej Balla shtoi se Shqipëria s’ka qenë kurrë më e bashkuar se sot dhe kështu do ja dalë mbanë edhe përtej kësaj situate me koronavirusin.

Pak më herët Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste njoftoi për dorëzimin e 50 % të pagës mujore në Buxhetin e Shtetit gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe deri në përfundim të saj.

LETRA E TAULANT BALLËS

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duke vlerësuar si shumë të vështirë gjendjen që po kalon vendi në përballje me pandeminë botërore të shkaktuar nga COVID-19, shpreh vlerësimin më të lartë për mjekët, infermirët, punojësit e policisë, usbtrisë dhe çso punojësi publil e shërbimesh, të cilët janë në vijën e frontit në përballimin e kësaj situate të vështirë.

Duke vlerësuar maksimalisht të gjitha masat parandalueës të distancimit social, të gjitha masat ekonomike dhe sociale, të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, të formësuara në akte normative, vendimet dhe urdhërat përkatës. Duke përshëndetur bashkëveprimin e Qeverisë me njësitë e qeverisjes vendore në organizimin e Operacionit Humanitar në ndihmë të personave të moshës së tretë që jetojnë vetëm si dhe të familjeve në nevojë.

Duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit në përballimin e kësaj situate, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ju njofton se ka vendosur se çdo deputet të dorëzojë 50 % të pagës mujore në Buxhetin e Shtetit gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVD-19 dhe deri në përfundim të saj.

Ju njoftojmë gjithashtu se përmes komunikimit me anëtarët e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, vendimin tonë ua kemi bërë të ditur edhe grupeve të tjera parlamentare.

Gjithashtu ne i nxisim që këtë masë për dorëzimin e 50 % të pagës mujore në Buxhetin e Shtetit gjatë gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 dhe deri në përfundim të saj ta ndërmarin edhe institucionet e tjera të pavarura.

Edhe pse në masat e domozdoshme të distancimit social, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot. Me solidaritet social dhe me kontributin e të gjithve, Shqipëria  do ta kalojë këtë situatë.

Taulant  Balla

Kryetar i Grupit Parlamentar

K.S/GotaNews


TË NGJASHME