HomeShowbiz

Familja reagon ashpër ndaj filmit ‘House of Gucci’

Mediat sociale janë duke folur pafund për ‘House of Gucci’, filmin e ardhshëm të Ridley Scott dhe për vrasjen e Maurizio Gucci.

Por. familja Gucci ka reaguar negativisht për filmin, duke u shprehur të zhgënjyer.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Unë flas në emër të familjes ”, tha Patrizia Gucci, një nga kushërinjtë e dytë të Maurizio, të mërkurën për Associated Press.

“Ata po vjedhin identitetin e një familjeje për të arritur një fitim, për të rritur të ardhurat e sistemit Hollywood. Familja jonë ka një identitet, privatësi. Mund të flasim për gjithçka, por ekziston një vijë kufitare që nuk mund të kalohet.”


TË NGJASHME