HomeShowbiz

Fansat e kritikojnë për veshjen/ Magjistari: Shëndeti është i pari, pastaj veshja

Rudina Magjistari është një ndër moderatoret më të njohura e më të dashura për publikun. Ajo është një moderatore e suksesshme dhe prej vitesh moderon emisionin “Pasdite me Rudinën”,dhe veç kësaj Rudina është shumë aktive në rrjetet sociale, duke publikuar foto të ndryshme dhe nuk ngurron as tu kthejë përgjigje ndjekësve të shumtë. Mirëpo në foton e fundit, fansat e saj kanë kapur një detaj të çuditshëm në veshjen e saj.

Ajo ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të verdhë, me rrip të zi, me geta dhe taka. Fansave nuk u ka pëlqyer ky kombinim i veshjes së moderatores, duke i shkruar se fustani me getat dhe takat nuk shkojnë fare. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Rudinës, që nuk ka hezituar të kthejë përgjigje e madje, njërës prej tyre i ka shkruar se për veshjen e saj kujdeset një departament i tërë.

“E dashur, mos kujto se unë e një departament i tërë, që kuron veshjet e mia, nuk e dinë këtë. Shëndeti është i pari, pastaj veshja”, shkruan Rudina.



TË NGJASHME