HomeShowbiz

Fansat kapin detajin e çuditshëm në fotot e publikuara të Kim Kardashian

Pak ditë më parë ishte Kylie Jenner ajo e cila u akuua nga fansat për përdorimin e photoshop-it në fotot e saj…ndërsa tani është rradha e Kim.

Pak pasi publikoi disa foto të reja në profilin e saj të Instagramit duke treguar flokët e gjatë të errët me një model që vinte në pah një print të lëkurës së gjarprit, që shkonte në mënyrë perfekte me veshjen në po të njëjtin print që mezi i mbulonte trupin, erdhën komentet negative.

View this post on Instagram

Venomousss

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Jo për pamjen por për përdorimin e gabuar të photoshopit. Disa fansa arritën të dallonin një dorë në flokët e Kim, dhe gishtërinjtë e saj në flokë, që i krijonin një volum më të madh. Nuk bëhet fjalë për dorën e Kim, pasi me sa shohim në foto ajo i ka të dyja të mbështetura në mur.

Ke lënë një dorë ekstra në flokë”, shkruan një fans në Twitter duke postuar imazhin.

Kim nuk ka reaguar në lidhje me këto akuza dhe as që i ka fshirë fotot duke lënë që të fansat të komentojnë më shumë për atë që shohin.


TË NGJASHME