HomeShowbiz

Fansat shpérthejnë nga detaji në foton e Khloe Kardashian ku prezanton djalin e porsalindur

Mes gjithë ngjarjet që rrethojnë familjen Kardashian, mes tyre tani është shfaqur një tjetër polemikë që ka të bëjë me episodin e fundit të reality show-t të tyre që u transmetua të mërkurën në darkë.

Khloe Kardashian është bërë nënë për herë të dytë, por kësaj here foshnja ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate, të cilën ajo e kishte paguar.

Në episodin e fundit Khloe shfaqet e lumtur në spital duke mbajtur djalin e porsalindur në krahë.

Mirëpo, ajo që ka mërzitur një pjesë të madhe të audiencës në rrjetet sociale është mënyra se si ka pozuar Kardashian. Ajo pozon e shtrirë në një shtrat spitali sikur ta ketë lindur vetë foshnjën dhe fotot janë shpërndarë gjerësisht në rrjet.

Sapo këto imazhe u bënë virale, shumë përdorues shprehën pakënaqësinë e tyre me qëndrimin e Khloe, pasi përpjekjen dhe mundin e shtatzënisë dhe lindjes e kishte kryer gruaja që ajo pagoi për të qenë nëna surrogate./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME