HomeShowbiz

Fansi guxoi të puthë me zor Miley Cyrus

Disa fansa nuk njohin limite! Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsëorth ishin duke dalë nga hoteli në Barcelonë kur u rrethuan nga fansat.

26-vjeçarja po ecte pranë partnerit duke u munduar që të shmangë turmën. Por njëri ia doli që të merrte atë që donte nga Miley.

Fillimisht e preku në kokë dhe më pas iu afrua duke e puthur me zor në faqe. E gjitha zgjati për disa sekonda pasi ndërhynë forcat e sigurisë.

Sapo Miley preku bashkëshortin 29-vjeçar, ai e mori pranë vetes për ta përqafuar dhe për ti dhënë një puthje të ngrohtë.

Këngëtarja ishte në Barcelonë për të performuar në festivalin Primavera Sound. Ndërkohë as ajo, as bashkëshorti nuk kanë reaguar për incidentin, i cili është bërë viral në rrjete sociale.


TË NGJASHME