HomeShowbiz

Fansi i Billie Eilish nuk respekton distancën, i shkon këngëtares disa herë në shtëpi

Billie Eilish është e frikësuar për veten dhe familjen e saj pasi një fans i fiksuar pas saj iu është shfaqur në shtëpinë e saj duke mos ndjekur rregullat e distancimit e duke mos vënë as maskë.
Billie ka marrë masa ligjore kundrejt 24 vjeçarit duke e hedhur ne gjyq pasi ai hyri në një pronë private pa leje.

Mësohet se i riu ka trokitur në shtëpinë e artisties duke kërkuar për Billie-n. Herën e parë ishte i ati i këngëtares ai i cili tha se ajo nuk ndodhej në shtëpi mirëpo i riu nuk e ka lënë me kaq. Ai është rishfaqur sërish edhe pse iu është kërkuar që të largohej nga prona.

Billie është shprehur se Prenell Rousseau është shfaqur në shtëpinë e saj plot 7 herë, 5 të cilat ishte pa maskë.

Ai gjithashtu nuk po mbante doreza dhe i ka rënë derës së shtëpisë me duar të padizenfektuar.


TË NGJASHME