HomeShowbiz

FashionNova padit këngëtarin Tekashi69

Në vitin 2018 Tekashi u arrestua me akuzën e përfshirjes në grupe kriminale dhe shumë akuza të tjera. Gjatë këtyre kohëve ai ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka dhënë emrat e disa prej bashkëpunëtorëve të tij dhe pikërisht kjo gjë ka irrituar shumë njerëz.


Tekashi69 në një farë mënyre ja ka arritur të bëjë shumë armiq përpara se të dalë nga burgu. Këtë herë bëhet fjalë për armiq nga bota e modës pasi siç thuhet ai ja ka mbathur me paratë e tyre.


Reperi thuhet se ka bërë një kontratë me kompaninë FashionNova për të bërë një seri promocionesh në mediat sociale dhe përmes muzikës së tij. Sipas dokumeteve zyrtare, Tekashi ka marrë një shumë fillestare prej 225 mijë dollarësh në tetor të vitit 2018.


Dokumentat thonë se 2 javë pasi Tekashi firmosi kontratën ai u arreastua, duke e bërë kështu të pamundur realizimin e detyrave të kërkuara nga kompania. Për më tepër, ata thonë se dëshmia e Tekashit gjatë gjyqit tregoi se ai nuk ishte njeriu i duhur për tu bërë ambasador i kësaj kompanie.
FashionNova thotë gjithashtu se ata nuk kishin asnjë dijeni për aktivitetet kriminale të këngëtarit.


Kompania tha se Tekashi kishte premtuar se do i rikthente paratë po ai kurrë nuk e bëri dhe tani ata po e padisin duke kërkuar 2.25 milion dollarë.
Tekashi do të lirohet nga burgu në muajin gusht të këtij viti dhe ai ka shumë gjëra për të rregulluar në botën e jashtme, shto në këtë listë edhe situatën me kompaninë FashionNova

TATANI


TË NGJASHME