HomeShowbiz

Fatma dhe Alfio tregojnë si e mirpritën bebushin në shtëpi

Tre ditë më parë, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë.

Fatma solli në jetë një vogëlush të cilin çifti e pagëzoi me emrin Noah.
Ata vetë e dhanë lajmin e bukur, duke ndarë në rrjete sociale fotot më të ëmbla me të sapolindurin.

Sot, Fatma dhe Alfio janë gati ta mirëpresin të voglin e tyre në shtëpi dhe në Instastory shefi i kuzhinës tregoi përgatitjet që po bënin për të birin.

Ata i kanë gati rrobat me të cilat bebushi do të dalë nga spitali dhe kanë mbushur një valixhe plot me gjërat e nevojshme për Noah.

“Po bëhet gati Noah për te shtëpia”- shkruan Alfio në postim.

Gjithashtu, çifti ka përgatitur edhe një tortë mirëpritjeje për të birin, të dekoruar me një arush të bardhë, ndërsa krahas tortës shkruhet “Mirë se erdhe Noah”.

Dyshja ende nuk e ka treguar portretin e të voglit, të cilin jemi kuriozë ta shohim sa më shpejt.

Fatma dhe Alfio e bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë në tetor të vitit 2018 dhe që atëherë janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur të showbiz-it për publikun shqiptar.


TË NGJASHME