HomeLajmi i Fundit

Fatmir Xhafaj dhe Ditmir Bushati pjesë e listave të PS? Rama: Nuk jam këtu për të prodhuar lajm!

Gjatë takimit të përjavshëm me gazetarët, Rama u pyet lidhur me fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, nëse do të përfshijë disa emra të ish-kabinetit të tij qeverisës, si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se “Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja, nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të bëhet dhe seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku. Pastaj këtë gjë do ta miratojë si gjithmonë Kryesia e PS. Kështu që unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”.


TË NGJASHME