HomeLajme

FE shtyn provimet: S’ka tarifa deri në një përgjigje për 8 kërkesat

Dekanati bashkë me studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë vendosur që të mos paguajnë asnjë tarifë shkollimi deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat e tyre.

Një tjetër vendim i marrë nga mbledhja e zhvilluar është edhe shtyrja e sezonit të provimeve.

Gjithashtu, në dokument thuhet se do të bëhet transparencë për çdo veprim financuar të Fakultetit.

“Dekanati i FE, gjatë mbledhjes së ditës së sotme, diskutoi dhe vendosi në lidhje me organizimin dhe ndarjen e punës për përshpejtimin e zgjidhjes dhe adresimit të problematikave për të cilat u ra dakord me studentët”, thuhet në njoftimin e tyre./tch

 

 


TË NGJASHME