HomeShowbiz

Fejohet Lil Wayne?!

Reperi Lil Wayne mund të jetë fejuar me La’Tecia Thomas.

Modelja australiane është parë me një unazë diamanti, e cila thuhet se iu dhurua nga reperi.

Është e paqartë se kur mund të jenë fejuar, por Thomas ka nxitur thashethemet për lidhje përmes postimeve të saj në Instagram.

Dyshja mund të jenë njohur në rrjete sociale, pasi t’i ketë shkruar Wayne, ngase në një intervistë, ai tha “Pashë dikë në TV dhe nuk dija si të kontaktoja me të. Takova një person shumë të veçantë”.

Kjo do të ishte martesa e dytë e Lil Wayne, ngase ai ishte martuar më Toya Johnson gjatë periudhës 2004-2006.


TË NGJASHME