HomeShowbiz

Fejohet Scarlett Johansson, ja shuma marramendëse e unazës

Ndër të gjithë çiftet e ‘Hollywood’, Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë nga ata që duan ta mbajnë lidhjen e tyre sa më larg mediave. Por ndonjëherë nuk është dhe aq e lehtë.

Scarlett mori pjesë në një ‘Comic-con’ ku lajmëroi filmin e saj më të ri dhe siç mund ta mendoni, të gjithë vëmendjen e mori unaza e saj gjigande. Unaza është në ngjyrë kafe të çelët, 11 karat dhe sipas një eksperti që foli për ‘Page Six’ ajo kushton 400 mijë dollarë.

Sipas ‘Page Six’ mendohet të jetë punuar nga nipi i ‘Givenchy’, Taffin James de Givenchy. Scarlett dhe Colin kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2017, e konfirmuan gjatë eventit ‘Emmy Awards’.

Çifti nuk ka publikuar asnjë detaj më tepër, por të gjithë fansat po presin me padurim të mësojnë më shumë. Kujtojmë qw aktorja e njohur ka qenë e martuar me gazetarin Romain Dauriac me të cilin ka edhe një fëmijë.


TË NGJASHME