HomeLajme

Fëmija e katërt e Kim që do të lindë nga nëna mbartëse

Fëmija e katërt e kim Kardashian do të vijë në jetë së shpejti, dhe ajo më në fund foli publikisht për te.

Kim e konfirmoi zyrtarisht në emisionin “Watch What Happens Live”, dhe tha qe ajo dhe Kanye West po presin një djalë përmes një nëne mbartëse.

Kur u pyet nëse po presin një fëmijë të katërt, 38-vjeçarja e pohoi, ndërsa për kohën se kur do të vijë në jetë ajo tha vetëm “së shpejti”.

Kim tha se ajo e nxori padashje në kohën kur ishte e dehur gjatë festës së Krishtlindjeve. Kështu u përhap ky lajm.

“U deha te festa dhe u thash disa personave lajmin. Nuk e mbaj mend se kujt ia thash, se unë nuk dehem kurrë”, tha ajo.

Kim solli vetë në jetë vajzën North dhe djalin Saint, ndërsa vajza Chicago erdhi në jetë përmes një nëne mbartëse në janar të 2018-s.


TË NGJASHME