HomeModa

Femrat janë mahnitur pas këtij trendi!

Në sezonin veror kemi veshur funde me printe lulesh, mirëpo kjo nuk do të thotë që ato nuk mund të vishen edhe në vjeshtë.

Aq më tepër, ky print është më i popullarizuar më shumë se kurrë më parë.

Ky model i fundit lidhet përreth trupit, perfekt thekson format femërore dhe i nxjerr në pah.

Asimetria gjithashtu funksionon shumë mirë me fundet me mbështjellje, sepse në këtë mënyrë do të tregoni pak më shumë këmbët, ndërkaq në kombinim me këpucët me taka apo me sandale me platformë, këmbët vizualisht do të duken më të gjata.

Varianti i preferuar i fundit me mbështjellje është fundi i gjatësisë midi, sepse është më praktik – mund të kombinohet me të gjitha këpucët – nga sandalet verore  deri te atletet dhe çizmet.


TË NGJASHME