HomeLajme

Fenomeni i aurorave shfaqet në qiellin e Alaskës

Fenomeni i aurorave që shfaqet jo rrallë në pjesën veriore të globit e bën shumëngjyrësh qiellin mbi kishën ortodokse ruse në Kenai.

Ndriçimet e aurores janë perplasje e grimcave të ngarkuara elektrikisht të Diellit, të cilat hyjnë në atmosferën e Tokës.

Këto drita shihen vetëm siper poleve magnetike të hemisferave të jugut dhe veriut.

Ato njihen edhe me emrin “Aurora Borealis” në veri dhe “Aurora Australis” në jug.

Këto aurora shfaqen me një shumëllojshmëri ngjyrash por kryesoret janë ngjyra jeshile dhe rozë.

Ngjyrat e rralla janë ato të kuqe, krijohen në lartësi të mëdha deri edhe në 200 milje. Kurse ato me ngjyrë blu ose vjollcë-të kuqe krijohen nga nitrogjeni.

Aurorat shfaqen edhe në një shumëllojshmëri formash që nga re të trazuara, harqe, perde të përthyera, ose rrezatime vezulluese që ndriçojnë në qiell në një mënyrë tepër mistike.


TË NGJASHME