HomeSociale

‘Fenomeni i zhdukjes së adoleshentëve’ : Psikologët tregojnë arsyet.

Zhdukja e adoleshentëve po bëhet një nga problemet kryesore të familjeve kohët e fundit. Këtë e tregojnë raportimet e shumta që po bëhen ne rajonet e policisë në vend. Sipas raportimeve, adoleshentët kthehen ne familje nga policia pas 24 orësh.

Por kush janë arsyet që i çojne adoleshentët drejt largimit nga shtëpia?!

Psikologët tregojnë që arsyeja kryesore janë problemet familjare si: dhuna psikologjike-verbale-fizike, kushtet ekonomike etj. Ndikuar dhe nga problemet e tjera të moshës, ato priren të largohen nga shtepia duke e parë si zgjidhje. Përplasja e brezave të ndryshëm në mendime, sjellje, sjell konflikte ne raportin prindë-femijë i cili për pasojë sjell largimin e adoleshentëve nga shtëpia.

Por çfarë sugjerojnë psikologëtprindërit duhet te bëjnë:

” Do të rekomandoja që të kishte një kujdes shumë të lartë në komunikimin me fëmijët;duhet të komunikojnë, të mos nxisin konflikt, të mos reagojnë ashpër, sepse është një periudhë ku adoleshentët kanë më shumë nevojë të dëgjohen, të mbështen, dhe vlerësohen.”-tha psikologia Aurela Agalliu.

 

 


TË NGJASHME