HomeSport

“Fenomeni” Ronaldo bën gjestin e e veçantë ndaj lojtarëve të Real Vallalolid

Ronaldo braziliani, gjatë kohës kur ka luajtur futboll ka marrë nofkën “Fenomeni” dhe jo më kot e ka merituar këtë nofkë. Magjia dhe spektakli që ai dhuronte në fushë, janë të papërsëritshme. Megjithatë, gjesti i fundit i ish-sulmuesit brazilian, ka bërë që ta meritojë titullin “Fenomen” edhe sot që është tërhequr nga futbolli i luajtur. Ronaldo është aksioneri kryesor i Real Vallalolid dhe u kishte premtuar lojtarëve të ekipit se do u paguante pushimet në rast se ata siguronin qëndrimin në La Liga.

Dhe kështu ndodhi, objektivi u arrit dhe “Fenomeni”, e mbajti fjalën. I gjithë ekipi shkoi me pushime në disa prej hoteleve dhe plazheve më fantastikë në botë, në Ibiza dhe Formentera.


TË NGJASHME