HomeSociale

Fermerët kundër TVSH-së, Ministria e Financave nuk tërhiqet nga 6%

Edhe pse një javë më parë fermerët nga i gjithë vendi protestuan kundër paketës së re fiskale.

Ministria e Financave thotë se nuk tërhiqet nga ndryshimi i ligjit, i cili ul normën e kompensimit të TVSH-së për fermerin nga 20 në 6%.

“Përvec TVSH-së që ne duhet të paguajmë që është rregulli i TVSH-së për vlerën e shtuar ne duhet të paguajmë edhe 14% tek cdo produkt të marrë tek fermerët vendas. Pra neto ky është një tatim që shteti ua vuri fermerëve dhe kërkoi të përdorë agropërpunuesit si axhend mbledhës të kësaj takse” , tha Uran Derri, ekspert financiar.

Paketa e re fiskale do të detyrojë agropërpunuesit që prodhimet blegtoriale dhe ato të fruta-perimeve t’i importojnë. Kjo do të sillte falimentimin e e fermerëve vendas.

“Ka dy mënyra ose do të ulim çmimin me 14% tek prodhimi vendas çka fermerët nuk e pranojnë. Ndërsa rritja e cmimve është e pamundur për shkak të konkurentëve të rajonit. Ajo çka ne po shohim si zgjidhje optimale është blerjen e produkteve jashtë Shqipërisë. Kjo do të sillte fundosjen e bujqësisë vendase”, shton Uran Derri, ekspert financiar.

Agropërpunuesit thonë që paketa e re fiskale do të nxisë shitjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtoriale në mënyrë informale. Për pasojë vendoset në rrezik dhe siguria ushqimore, pasi këto prodhime nuk do të behën pjesë e kontrollt të inspektoreve të AKU-së.

“Në momentin që ti ishe subjekt formal, ti ishe objekt kontrolli i AKU, Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa subjektet e tjera informale nuk paguajnë as TVSH-në që është reale, as 14% që kërkon shteti dhe as tatim fitim pra janë totalisht të pa ekspozuar ndaj organeve kontrolluese “, tha Uran Derri, ekspert financiar.


TË NGJASHME