HomeSociale

Fermerët në Lushnje/ Protesta e 3 prillit do të përshkallëzohet

Protesta e fermerëve në Lushnje do të përshkallëzohet. Kjo bëhet e ditur në një deklaratë për mediat  nga “Albania Food Industry”.

Protesta e radhës do të jetë më datë 3 prill, e cila do të ketë karakterin e një manifestimi paqësor kombëtar.

Fermerët, grumbulluesit e qumështit dhe agropërpunuesit nga Lushnja, Fieri, Berati apo dhe  fshatrat për rreth do të kryejnë këtë manifestim kombëtar për të parandaluar falimentimin e bujqësisë.

Ndërkohë kjo nuk është protesta e parë e tyre. Fermerët kërkojnë subvencionim nga shteti dhe ulje të taksave.

Ligjit, i cili ul normën e kompensimit të TVSH-së për fermerin, prodhues i produkteve primare bujqësore, nga 20 në 6 %, ka bërë që këta të fundit të rrezikojnë falimentimin.


TË NGJASHME