HomeShowbiz

Fero dhe Arbenita i japin fund lidhjes?

Prej disa javësh tashmë Arbenita Ismajli dhe Fero janë kthyer në çiftin më të preferuar për publikun shqiptar. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku publikojnë foto e video nga më të ndryshmet si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga ajo personale, mirëpo kurrsesi nuk mungojnë deklaratat e ëmbla të dashurisë. Fero ka tronditur sot fansat e tij pasi që prej mëngjesit të kësaj të enjteje ka lajmëruar se është beqar.

“U zgjova këtë mëngjes dhe përshëndetje vajza nga sot e tutje jam beqar” ka publikuar reperi i njohur një status në Instastory.

Nuk e dimë me siguri nëse ky status nënkupton që marrëdhënia e tij me modelen seksi Arbenita Ismajli ka marrë fund. Dyshja ndiqet ende në rrjetin social dhe tani u bëmë akoma më konfuzë për marrëdhënien e tyre.

Ndoshta çifti po bën shaka ose kjo mund të mos jetë vërtet një shenjë që mes tyre gjërat kanë marrë fund.


TË NGJASHME