HomeShowbiz

Fero flet për fëmijë dhe martesë. Reperi dhe Arbenita e çojnë lidhjen në një hap tjetër?

Arbenita Ismaili dhe Fero janë kthyer shumë shpejt në një prej çifteve më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar. Ata fillimisht u munduan ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre, por nuk ia dolën dhe tashmë nëpërmjet rrjeteve sociale na tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Reperi ishte i ftuar në emisionin “Ce Soir” ku foli shumë për romancën e tij me Arbenitën dhe na zbuloi detaje që s’i dinim më parë.

“Dashuria e vërtetë është gjithçka, jam i dashuruar, i kam lënë të gjithë ta dinë këtë”, u shpreh Fero.

Ai u pyet se si e përballojnë lidhjen në distancë dhe kush është më xheloz. “Se kemi problem, Arbenita ka karrierën e saj, unë kam karrierën time. Jam krenar që është e suksesshme. Unë jam më xheloz, jam xheloz i keq. S’kam pse të xhelozoj, por jam dhe s’më pengon profesioni i saj”, tha reperi.

Moderatori e pyeti nëse e mendon martesën me Arbenitën dhe sa fëmijë dëshiron, ndërsa Fero nuk hezitoi të përgjigjet:

“Besoj se po dhe dua të bëj shumë fëmijë. Do jem baba i mirë që nuk do i përkëdhel fëmijët e mi”, u shpreh Fero.


TË NGJASHME