HomeShowbiz

Fero nuk përmbahet para Arbenitës, por modelja seksi me të drejtë ka një mesazh për të gjitha vajzat!

Arbenita Ismajli është kthyer shpejt në një prej modeleve më të ndjekura e të komentuara në showbizz-in shqiptar, sidomos pas lidhjes me reperin Fero. Që nga deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin e deri tek komentet, në çdo hap të lidhjes së tyre duket se ka shumë interes.

Modelja simpatike është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon foto e video nga më të ndryshmet si nga përditshmëria e saj ashtu edhe nga profesioni.

Së fundmi, modelja publikoi një fotografi bashkë me reperin, foto të cilën e kanë realizuar kur ishin në Zvicër ku shihet Fero i habitur para bukurisë së Arbenitës, të cilën po e mbante në prehër, ndërkohë që ai kafshonte buzën.

ferua.jpg

“Zonja, nëse partneri nuk ju shikon në këtë mënyrë, hidheni në mbeturina”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.

nita.jpg

TË NGJASHME