HomeSport

Festa e çmendur pas fitores së Liverpool!

Liverpooli rikthehet në majën e futbollit europian, pasi mposhti dje në finalen emocionuese të Champions League rivalët anglezë të Tottenhamit 2-0.

Pas kësaj nisi festa e skuadrës dhe tifozëve.

Gratë dhe të dashurat e futbollistëve zbritën në fushë, për të festuar.

Ndërsa larg nga fusha, tifozët anembanë globit festuan fitoren. Mbështetësit të cilët kishin udhëtuar për në Madrid festuan deri në mëngjes.

Tifozët u gëzuan dhe “pushtuan” klubet në qendër të qytetit duke kënduar dhe përshëndetur kampionët e rinj.


TË NGJASHME