HomeSociale

Festa e Ditës së Verës/ Tradita e Veçantë e Elbasanit

Misionarët e parë të Ditës së Verës erdhën. Me lule dhe me cicërimat e tyre ata kanë mbushur plot rrugicat e kalasë së Elbasanit, aty ku festa pagane i ka rrënjët e thella.

Shpërndarja e luleve nëpër dyer simbolizon ardhjen e mirësisë, pranverës dhe begatisë në çdo familje.

Për ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen ne kemi zgjedhur një shtëpi elbasanase.

“Ballokumet tona janë gati, ato janë ballokume të vërteta të përgatitura nga duart e një zonje Elbasani. Ne ju urojmë Gëzuar Ditën e Verës”, shprehet e zonja e shtëpisë, Haxhire Çerekja.


TË NGJASHME