HomeSociale

Festa e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Balla: 28 mijë turistë…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Kryetarin e Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra morën pjesë në festën Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Në fjalën e tij, Balla tha se Parku i Shebenikut tashmë është, jo vetëm zona më e bukur, por edhe më e mbrojtur në Shqipëri dhe se vitin e kaluar parkun e vizituan 28 mijë turistë.

balla

“28 mijë turistë e vizituan parkun e Shebenikut në vitin 2018, të huaj e vendas, ndërsa numri i tyre pritet të vijë në rritje, kjo edhe pas promovimit të shkëlqyer që po i bëhet zonës, kryesisht nga të rinj të apasionuar.

Tashmë një sërë aktivitetesh mund të zhvillohen në këtë park, guida me bicikleta, kanoe në liqenin  Fushë Studës, alpinizëm etj, ndërsa ushqimi bio i zonës është i pakrahasueshëm”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës tashmë detyra e gjithsecilit është të nxisim banorët e kësaj zone të investojnë në krijimin e bujtinave.

“Ndërtimi i buntinave është me rëndësi, pasi këtu numri i njësive akomoduese është shumë i vogël”, deklaroi Balla.


TË NGJASHME