HomeSport

Festa pas golit me Francën, UEFA merr masa ndaj Turqisë

Në përballjen me Francën, Kombëtarja turke arriti një barazim i cili e ka çuar shumë pranë kualifikimit në “Euro 2020”. Në minutën e 82-të, Ayhan barazoi shifrat duke iu kundërpërgjigjur golit të Oliver Giroud.

Mirëpo, ajo çfarë tërhoqi sërish vëmendje, nuk ishte paraqitja e ekipit turk, por mënyra e festimit pas shënimit të golit. Sërish u përsërit festimi me nderim ushtarak, e cila përkthehet si një mbështetje e pastër ndaj operacionit ushtarak që Turqia, ka ndërmarrë ndaj kurdëve.

Gjatë momentit të festimit, regjia ndërkombëtare që shpërndan sinjalin e ndeshjes, nuk e ka pasqyruar këtë festim. Kujtojmë që UEFA nuk toleron shenja të dhunës, luftës, diskriminimit apo mosrespektit. Pas festimit në Stamboll me të njëjtën mënyrë ndaj kombëtares sonë, Turqia e ka përsëritur verpimin edhe pse, se ka marrë një notë proteste nga organi më i lartë i futbollit europian.


TË NGJASHME