HomeSociale

Festat e Nëntorit, Qeveria vendos 5 ditë pushim

Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme shpalljen si ditë pushimi të premten e javës që vjen, datë 30 nëntor 2018. Kjo bën që javën e ardhshme festat të nisin që të mërkurën më 28 Nëntor e të vazhdojnë deri të dielën më 2 Dhjetor.

Fatlumët janë ata që punojnë në shtet të cilët nga 5 ditë do të kenë mundësi të punojnë vetëm dy ditë, të hënën dhe martën.

Por bëhet fjalë vetëm për një borxh që duket kthyer shpejt, pasi vendimi i Qeverisë thekson se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti./tch


TË NGJASHME