HomeKulturë

Festë ne Tirane , 30 vite bashkëpunim Gjermani -Shqipëri

Ky vit shënon përvjetorin e 30-të të Bashkëpunimit Gjermano-Shqiptar për Zhvillim. Në këto 30 vite dy vendet tona i kanë dhënë udhë bashkërisht një numri të madh projektesh në sektorë të shumtë e të ndryshëm, duke arritur suksese të konsiderueshme për zhvillimin e Shqipërisë.

Ky sukses i partneritetit mes dy vendeve do të festohet në kryeqytetin shqiptar, ku siparin e aktiviteteve do ta ngrejë një festë në rrugë, përpara Piramidës, që ka nisur nga ora 10:00 e do të zgjasë deri në orën 24:00.

Qëllimi i bashkëpunimit gjermano-shqiptar për zhvillim është përmirësimi i kushteve të jetesës së popullsisë së Shqipërisë dhe përafrimi i mëtejshëm i vendit me Bashkimin Evropian.

Punësim që gjeneron të ardhura, rritja ekonomike me impakt të gjerë, furnizimi i sigurt e i qëndrueshëm me energji dhe ngritja e një infrastrukture bazë për ujin dhe mbetjet janë prioritete të këtij bashkëpunimi/shqiptarja.com


TË NGJASHME