HomeSociale

Sot Dita e Verës, festimet në Tiranë me 17 Mars

Festimet për Ditën e Verës në Tiranë do të bëhen të dielën, me datë 17 Mars për shkak të reshjeve dhe motit të keq që është parashikuar për ditën e sotme.

Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, që përmes një sondazhi kërkoi mendimin e qytetarëve nëse do të donin që festimet të shtyheshin me 17 mars ku shumë nga qytetarët u shprehën pro zhvillimit të festimeve në datën 17 Mars.

“Falë 10 mijë votave të qytetarëve kemi vendosur që Ditën e Verës ta festojmë në ditë me diell dhe jo me shi. Në fund të ditës, festojmë jo për qejf të kalendarit, por për qejf të njerëzve. Meqë shumica e njerëzve duan që të mos lagen dhe fëmijët ta gëzojnë Ditën e Verës për t’u argëtuar në Tiranë, ku do të ketë rreth 50 aktivitete, me mbi 80% të votave qytetarët vendosën se duan ta festojnë të dielën, sidomos edhe ata që janë në punë private dhe ndoshta të enjten nuk kanë mundësi”, shkruante Veliaj në facebook.

 


TË NGJASHME