HomeShowbiz

Festoi 25-vjetorin e lindjes, këto janë dhuratat luksoze që mori këngëtarja shqiptare

Me një postim në “Instastory”, Melinda ka zbuluar dhuratat e ditëlindjes, të tilla si buqeta me trëndafila, ëmbëlsira dhe diçka nga marka e njohur “Valentino”, të cilën ajo nuk ka dashur ta zbulojë për fansat e saj.

Melinda Ademi, festoi ditën e djeshme më 19 nëntor, 25-vjetorin e saj të lindjes. Këngëtarja nuk ka postuar ende fotografi nga festa që ka organizuar për ditën e saj të veçantë, por ka vendosur që të tregojë dhuratat që ka marrë nga motra dhe mikeshat e saj.

“Wow! Faleminderit shumë motra ime e mrekullueshme dhe miqtë e mi që më bëtë ditëlindjen e këtij viti kaq speciale”, ka shkruar Melinda në videon përkrah dhuratave.


TË NGJASHME