HomeShowbiz

Festoi 26 vjetorin, Lori Hoxha na mahniti me fustanet e saj vezullues

Ditën e djeshme, Lori Hoxha, festoi ditëlindjen e saj të 26-të.

Këtë vit, ditëlindja e gjeti Lorin në Francë, ndërsa ajo vetë ndau disa foto nga Muzeu i Luvrit në Paris.

Blogerja falenderoi këdo që i ka qëndruar pranë në rrugëtimin për t’u bërë gruaja që është sot.

“Ky vit i fundit më ka ndryshuar në shumë mënyra dhe jam shumë mirënjohëse që jam gjallë për të parë një vit tjetër, që kam shansin të dua njerëzit që dua edhe më shumë, për të korrigjuar gabimet dhe për të bërë të reja dhe për të punuar me veten ndërkohë që po përpiqem të jetoj jetën më të mirë. Mirënjohëse për këdo që më ndihmoi të bëhem gruaja që jam sot”- shkruante Lori në postimin e saj në Instagram

Fillimisht, në momentin e fryrjes së qirinjve, Lori kishte veshur një fustan të shkurtër velvet në ngjyrë rozë.

Gjithashtu, 26-vjeçarja ndau me ndjekësit edhe momente nga festa e ditëlindjes, për të cilën kishte zgjedhur dy super fustane të shndritshëm.

Ajo kishte zgjedhur një model flokësh gjysmë të mbledhura, ndërsa këtë look e ka ndryshuar më pas.

Pjesën e dytë të mbrëmjes, blogerja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë gri, me mëngë të gjata dhe gjysmë transparent.

Kësaj here, Lori kishte zgjedhur t’i mbante flokët të kapura dhe kishte hedhur një xhaketë të zezë supeve, duke e kombinuar me fustanin.

Vezulluese me dy fustanet e mbrëmjes, Lori u shfaq e lumtur në festën e ditëlindjes në shoqërinë e mikeshave të saj.


TË NGJASHME