HomeShowbiz

Festoi ditëlindjen e parë si nënë, Olta Boka shkruan fjalët më emocionuese

Këngëtarja e dashur, Olta Boka, ka festuar sot ditën e lindjes. Ky moment ka qenë mjaft special për këngëtaren, pasi ajo feston për herë të parë si nënë.
Të gjitha emocionet e përjetuara Olta ka vendosur t’i shkruajë në “Instagram”, krahas dy fotove ku shfaqet mjaft e qeshur.

“Çdo urim i juaji i shtoi një buzëqeshje me shume portretit tim! E dua shume ditën e lindjes dhe në këtë ditë, me shumë se çdo here, i jam mirënjohëse Zotit për mundësitë që më jep në jetë, për privilegjin e të jetuarit edhe një vit më shumë dhe për të gjithë dashurinë që kam rreth e rrotull meje! Përfshirë edhe ty që po i lexon këto rreshta!

Ky vit, ndryshe nga çdo vit tjeter, erdhi me special! Unë rilinda me lindjen e Gaia-s, por sot kuptova që lindja ime i sheërben kësaj të fundit, në përkushtim të së cilës do të jem deri në frymën e fundit!”, shkruan këngëtarja në postimin e saj. Kujtojmë se ajo dhe partneri i saj, Ivi, janë prej shumë vitesh bashkë dhe vetëm pak muaj më parë u bënë prindër të një vajze, Gaia.


TË NGJASHME