HomeShowbiz

Fetty Wap e gjen veten në një betejë tjetër ligjore, një grua pretendon se reperi e sulmoi atë

Akuzuesja pretendon se pas një feste në vitin 2019, reperi e ka kapur për fyti atë dhe e ka grushtuar në fytyrë. Në dokumentet gjyqësore, gruaja e paidentifikuar shprehet se ajo ka marrë pjesë në festë bashkë me disa miq dhe se gjatë gjithë natës reperi ka konsumuar shumë pije, duke bërë që ai të tregohet agresiv me mysafiren e tij.

Gruaja pretendon se reperi e dëgjoi atë duke bërë një koment në lidhje me ngjarjen dhe u zemërua nga kjo. Ajo pretendon se Wap iu afrua në mënyrë agresive dhe filloi ta kërcënojë atë. The Blast raporton se reperi më pas shtypi gishtin në ballin e saj dhe ja shtyu me forcë kokën mbrapa.

Ndërsa thonte fjalët, “Unë do të të vras” reperi atëherë dyshohet se e kapi gruan nga fyti dhe filloi ta shtrëngojë atë. Ajo gjithashtu thotë se dikush i ndau të dy në përpjekje për të qetësuar situatën, por kjo nuk e ndaloi Wapin të vazhdojë të shkojë te gruaja në zemërim. Grindja vazhdoi vetëm kur reperi grushtoi gruan në fytyrë, duke bërë që ajo të thërriste autoritetet. Çështja tani i është dhënë Prokurorit të Qarkut.

Megjithëse në padi nuk thuhet se cilat dëme janë shkaktuar, gruaja pretendon se po përjeton shqetësime dhe poshtërim të jashtëzakonshëm emocional. Pasi të zbardhen të gjitha problemet ligjore, fansat shpresojnë që reperi të rikthehet në studio dhe të qëndrojë jashtë sallës së gjyqit.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME