HomeLajmi i Fundit

Fier/ Bie nga ballkoni dhe vdes në vend

Nje burrë rreth 60 vjec ka rene nga pallati ne lagjen “Konferenca e Pezes” ne Fier, sot rreth ores 09:15 minuta, raportojne mediat lokale. 

60 vjecari i identifikuar Siri Runaj ka rene nga ballkoni i baneses ku banonte ne katin e shtate. Ende nuk ka njoftim nga policia Fier per kete ngjarje.

Mendohet se 60 vjecari ka rene aksidentalisht nga ballkoni dhe ka humbur jeten ne vend, shkruan Neoalb.

Kush ishte Siri Runaj

‘BalkanWeb’ shkruan se Runaj, me profesion infermier, ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme. Madje, në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

39211682_1079131642256244_5612470783453429760_n
Sequence-01.00_00_38_17.Still026
Siri-Runaj-ok-1
Siri-Runaj-ok-2