HomeLajmi i Fundit

Fier/ Gjen vdekjen 50-vjeçarja, bie nga kati i dytë

Gruaja 50-vjeçare qe gjeti vdekjen ne vend, pasi ra nga pallati eshte identifikuar. Ajo eshte Roza Deliu, 50-vjecare dhe gjeti vdekjen pasi ra nga kati i dyte i pallatit.

“Sipas dëshmive, 50-vjeçarja ka qenë duke larë xhamat e dritares”- raporton BW.

“Rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen”- njofton policia.

INFORMACION PARAPRAK 
Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.