HomeSociale

Fier, gjendet një makinë e shkrumbuar me targa false

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e  Fierit, ndërsa policia ka bërë të ditura të tjera detaje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, ku persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


TË NGJASHME