HomeLajmi i Fundit

Fier, kapet autori i aksidentit me pasojë vdekjen e një 20-vjecari

Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik ndodhi në qytetin e Fierit ku si pasojë e përplasjes nga makina humbi jetën Arif Xhafa 20 vjeç.

Pas këtij aksidenti autori ishte larguar menjëherë nga vendngjarja, por sot polica njofton se ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Sipas policisë, 24-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, ka aksidentuar Xhafën.

Trupi i të riut është gjetur në kanal mbrëmjen e djeshme ku edhe pse të afërmit e tij e kanë transportuar në spital, i riu nuk ka mundur të mbijetoi.