HomeLajmi i Fundit

Fier/ Makina del nga rruga, 3 anëtarë të familjes përfundojnë në kanal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Makina me targa greke YKT 5006, për shkak edhe të reshjeve të shiut ka dalë jashtë rruge, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Bëhet me dije se familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqi dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre. Mjeti pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në kanalin anësor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulanca.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërsa të tre anëtarët e familjes së përfshirë në aksident kanë përjetuar frikë të madhe. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve./ BW