HomeLajmi i Fundit

Fier, makina del nga rruga dhe bie në kanal, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00 në Fier. Një automjet tip “Ford fokus” ka rënë në kanal në kthesën e Portëzës në aksin Fier-Patos.

Drejtuesi i makinës me targa AA 726 EG Adriano Saliaj, 25 vjeç mësohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në kanalin anës rrugës.

Ai është transportuar në spital ku sipas mjekëve se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pamjet tregojnë që për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit mund të ketë dalë nga dritarja e pasme e makinës. Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia apo ndonjë arsye tjetër që ka çuar në humbjen e kontrollit të mjetit nga 25-vjeçari.