HomeLajmi i Fundit

Fier, makina përplas biçikletën, plagoset i moshuari

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fier teksa makina ka përplasur një të moshuar, i cili është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur  në lagjen “15 Tetori”. I moshuari  është përplasur teksa po udhëtonte me biçikletë në afërsi të shkollës “Mark Dashi”.