HomeLajmi i Fundit

Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, lëndohen 2 shoferët

aksident-naten

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ndodhi në lagjen “Afrim i Ri”.

Mjeti tip ‘Ford’ është përplasur ‘kokë më kokë’ me një ‘Skoda’, ndërsa janë lënduar dy shoferët, përkatësisht shtetasit me inicialet A.Xh., dhe M.F. Aktualisht ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa pritet të zbardh shkaqet e këtij aksidenti.