HomeLajmi i Fundit

Fier/ Ndalohet biznesmeni i shpallur në kërkim

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

I.F., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.