HomeLajme

Fier, treni del nga shinat

Një tren pasagjerësh në qytetin e Fierit ka dalë nga shinat këtë mesditë në afërsi të urës mbi “Vijën e Ngjalës”.

Traseja e hekururudhës në këtë vend ka pasur edhe më parë probleme. Shkak i shkarjes së vagonave të trenit janë disa traversa të cilat janë thyer ndërsa kalonte treni. Sipas faturinove të trenit, thyerja e traversave të hekurudhës ka ndodhur si shkak i amortizimit nga koha e gjatë në punë dhe agjentët atmosferike.

Treni ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur thyerja e traversave, por fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë të lënduar.


TË NGJASHME