HomeSport

FIFA jep dënimin për incidentin në ndeshjen Shqipëri-Poloni

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë vendimin lidhur me incidentin e ndodhur në takimin Shqipëri-Poloni, ndeshje e datës 12 tetor 2021 në stadiumin “Air Albania”.

Ky vendim ndèshkon Federatën Shqiptare të Futbollit me gjobën 150 mijë franga dhe një ndeshje pa tifozë në eliminatoret për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Ndeshja pa tifozë do të jetë ajo e fundit kundër Andorrës.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.
Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.


TË NGJASHME