HomeSport

FIFA sulmohet nga hakerat

Qeveria e futbollit botëror ka rënë pre e vjedhjeve të të dhënave elektronike, duke ekspozuar detaje sensitive që mund të keqpërdoren nga rrjete kriminale.

FIFA tha se sistemet e saj të IT, kishin rënë pre’ e hakersave më herët këtë vit, por vetëm tani është bërë bilanci i ndërhyrjeve në sisteme.

“Ne dënojmë çdo përpjekje për të kompromentuar integritetin dhe konfidencialitetin që opinioni ka në institucionin tonë.

Jemi të shqetësuar nga fakti që një sasi e konsiderueshme informacioni është marrë në mënyrë të paligjshme” tha FIFA në një njoftim për shtyp.

Për momentin nuk janë bërë të ditur dosjet ku ka patur ndërhyrje. Më herët ishte Departamenti Amerikan i drejtësisë dhe FBI që kishin denoncuar sulme kibernetike nga agjenci ushtarake ruse të zbulimit. FIFA ishte sulmuar nga të njëjtët autorë edhe në vitin 2016, në një skandal që më pas solli dhe publikimin e të dhënave dhe testeve anti-doping, dhe hetimeve të bëra për futbollistë të veçantë.


TË NGJASHME